Njihu me frigoriferin më unik në Kosovë
Frigoriferi është një nga pajisjet më të rëndësishme në shtëpinë tuaj, prandaj është shumë e rëndësishme se çfarë brendi të frigoriferit duhet ta keni në shtëpi për ti ruajtur produktet tuaja ushqimore të cilat i konsumoni çdo ditë.Kur është fjala për një frigoriferi unik, cilësor, kualitativ dhe sharmant atëherë ndalemi tek brendi SMEG!
Frigoriferët SMEG sjellin tek ju një stil më ndryshe në kuzhinën tuaj ku përvec kualitetit dhe cilësisë një frigorifer SMEG i jep një shije atraktive dhe magjepsëse. Frigoriferët SMEG të quajtuar FAB vijnë me lloje të ndryshme ngjyrash dhe modelesh, me dizajn retro të inspiruara nga vitet 50.
Janë të madhësive të ndryshme duke filluar nga më i vogli për pije të ndryshme, gatime të vogla, produkte të make up, i cili është i përshtatshëm për dhoma të fjetjes, për hotele, i cili vlen mjaft shumë në përditshëmrinë tënd, pastaj janë frigoriferët e madhësive më të mëdha të cilët posedojnë
dy dyer.
Me FAB nga SMEG, sistemi i qarkullimit të ajrit e optimizon shpërndarjen e ajrit të ftohtë për të siguruar temperaturë të barabartë duke krijuar kushte perfekte për ruajtjen e ushqimit dhe pijeve si dhe një sirtar të veçantë me temperaturë 0°C e cila ruan ushqimet më delikate si peshku, djathi dhe mishi.
FAB është vepër arti i cili ka koleksionin special me brendin Dolce & Gabbana. Përpos frigoriferëve SMEG posedon gamën e gjerë të produkteve si (aparatët e kafesë, setët e tenxhereve, mikrovala, lavatriçe e shumë e shumë produkte tjera), të gjitha të dizajnuara dhe të ndara nga koleksione dizajnesh të ndryshme.